Roth: Gjermania do të jep dritë jeshile për Maqedoninë

Maqedonia

Roth: Gjermania do të jep dritë jeshile për Maqedoninë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 11:33
Ministri për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth,

Ministri për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Luksemburg, ka thënë se Berlini është i gatshëm të jep dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Qeveria e Gjermanisë është e gatshme të mbështesë Maqedoninë dhe Shqipërinë në planin e tyre drejt BE-së. Jemi të gatshëm të japim dritë të gjelbër dhe do doja të inkurajoj edhe kolegët tonë në Holandë dhe Francë që të na bashkëngjiten”, tha Roth.

Në pyetjen nëse pret që kjo të ndodh sot, Roth tha se nuk është plotësisht i sigurt, por shpresoi që do të ndodhe pasi është optimist.

Ai shtoi se stabiliteti, paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor është kyç për gjithë BE-në.

Përndryshe, Këshilli për punë të përgjithshme në Luksemburg sot duhet të vendos për rekomandimin e Komisionit Evropian që të fillohen bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat