Mbrëmë policia ka kryer kontrolle në disa klube të natës në Shkup

Maqedonia

Mbrëmë policia ka kryer kontrolle në disa klube të natës në Shkup

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 16:46
Ilustrim

Zyrtarë të policisë mbrëmë kanë bërë kontrolle në disa klube nate në Shkup dhe i kanë legjitimuar vizitorët. Disa prej tyre, kanë qenë të revoltuar nga prania e policisë, kanë reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në mes klubeve ku është bërë kontrolle kanë qenë edhe “Sektor 909”. Vizitorët në rrjetet sociale shkruajnë se policia ka arrestuar dhe ka ndaluar muzikën.

Mirëpo nga MPB sot theksojnë se pronari i “Sektor 909” Ognen Uzunovski Ogi, ka qenë i arrestuar mbrëmë pas një aksioni policor, sepse iu është kundërvënë policisë.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, kanë konstatuar se objektet ku janë bërë kontrolle nuk kanë licencë për punë, domethënë ato kanë punuar pa dokumentacionin e duhur për aktivitetin hotelierike nga Ministria e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat