Gjendet i vdekur këngëtari Vllatko Ilievski

Maqedonia

Gjendet i vdekur këngëtari Vllatko Ilievski

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 13:21
Vllatko Ilievski

Këngëtari maqedonas Vllatko Ilievski mbrëmë, rreth orës 23:00 është gjetur i vdekur në një automjet në Shkup.

Sipas informatave 33 vjeçari Ilievski është gjetur i vdekur në automjetin të markës “Toyota” në sheshin “Brigada e Tretë Maqedonase”, që kur para orës 23:00 ka pasur një thirrje anonime e cila e ka paralajmëruar ngjarjen thonë nga MPB për portalin A1 on.

Në vendin e ngjarjes është kryer hetim nga ana e Prokurorit Publik dhe trupi është dërguar për autopsi.

Nuk ka informacione rreth shkaqeve të vdekjes. Ilievski më 2 korrik ka mbushur 33 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat