LD: Nëpërmjet një profili të rremë në Facebook po keqpërdoret emri i Pavle Trajanov

Maqedonia

LD: Nëpërmjet një profili të rremë në Facebook po keqpërdoret emri i Pavle Trajanov

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:02
Pavle Trajanov

Nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë kanë reaguar se kohëve të fundit në rrjetin social Facebook po qarkullon një profil i rremë me emrin e kryetarit të kësaj partie, Pavle Trajanov.

“Në disa ditë të fundit shpesh po shfaqen statuse nga një profil i rremë me çka po keqpërdoret emri i kryetarit të partisë së Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov”, thuhet në deklaratën e LD-së.

Nga atje thonë se LD do të merr të gjitha masat ligjore për të ndaluar keqpërdorimin e Facebook për shpërndarjen e statuseve me çka keqpërdoret emri i kryetarit.

“Pavle Trajanov po frustrohet nga komentet të publikuar në profilin e rrejshëm”, thonë nga LD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat