Maqedonia ka problem të madh me korrupsionin - Bota Sot
Maqedonia ka problem të madh me korrupsionin

Maqedonia

E diel, 19 gusht 2018

Maqedonia ka problem të madh me korrupsionin

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:56
Maqedoni

ipas Bankës Evropiane për Përparim dhe Zhvillim Maqedonia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë problem të madh me korrupsionin, reformat themelore, jostabilitetin financiar dhe problemet demografike.

Një nga problemet kryesore të Maqedonisë është konkurrenca e dobët ekonomike, në krahasim me ekonomitë e vendeve të BE-së. Mungesën e këtillë e ka vërejtur edhe Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Britanik.

“Problemet me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë rrënjë të thella. Rruga për integrime do të jetë e gjatë dhe nuk ka garancë për sukses. Është shumë e rëndësishme që Britania e Madhe dhe partnerët e BE-së dhe NATO-s të vazhdojnë angazhimin për rajonin, por duhet të pranojë edhe rreziqet dhe vështirësitë”, thonë nga Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test