“Maqedonia e Vetme”: Qeveria fsheh hulumtim ku tregon se 80% e qetarëve do ta bojkotojnë referendumin

Maqedonia

“Maqedonia e Vetme”: Qeveria fsheh hulumtim ku tregon se 80% e qetarëve do ta bojkotojnë referendumin

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 20:41
Ilustrim: Shkupi

Nga partia politike “Maqedonia e Vetme” thonë se kanë arritur të arrijnë në një anketë e cila, siç thonë ata, e ka porositur Qeveria e Zoran Zaevit, dhe që tregon se 91% e të anketuarve janë kundër hyrjes në NATO, ndërsa 80% e qytetarëve do ta bojkotojnë referendumin.

“Rezultatet nga ky hulumtim Qeveria i fsheh, ndërsa në publik lëshoi anketë të rreme përmes Qendrës ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkombëtar, Agjencia ‘M-Prospekt’ e cila është në shërbim të LSDM-së që kur ishin në opozitë, ndërsa Zaevi në atë kohë dy herë ka fituar dhuratë nga ata për të ashtuquajturin menaxher më i suksesshëm të Evropës jug-lindore dhe televizioni ‘Telma’, me sigurimin e përkrahjes së propagandës”, thuhet në kumtesën e kësaj partia.

Nga “Maqedonia e Vetme” thonë se Qeveria Kukull në Shkup duhet të jetë e dëshpëruar pasi që lëshon anketa të reme për të nisur luftë speciale para referendumit të 30 shtatorit.

“Bojkotimin e referendumit asgjë nuk mund ta ndalojë. Procesi ka nisur, me guxim, vendosshmëri në interes të popullit, sepse, populli maqedonas dhe pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë nuk duan të fshihen nga harta e botës së komeve”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat