OBRM-PDUKM: Të vetmit që punësohen janë ushtarët partiak të qeverisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Të vetmit që punësohen janë ushtarët partiak të qeverisë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 15:49
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-ja kumtoi dhe tha se “Të vetmit që punësohet janë ushtarët partiak të qeverisë, duke i shkelur të gjitha kriteret dhe sistemin e meritokracisë”.

“Derisa Carovska lavdërohet në konfereca për shtyp, kolegu i tij Tevdovski bën punësime të paligjshme të 6.000 ushtarëve partiak. Përsërisim 6.000 ushtarë partiak që do të jenë në llogarinë shtetërore. Ka një kriter, mbi të gjitha të kesh librezë partiake të LSDM-së.” thonë nga OBRM-PDUKM-ja

Ata shtojnë se derisa kjo po ndodh, Qeveria është në heshtje ndërsa subjekter tjera janë nën kontrollin e qeverisë.

“Deri po ndodhën kjo, Qeveria hesht, por edhe të gjitha subjektet tjera janë nën kontrollin e qeverisë. Skandale të përmasave të papara. Duhet të ketë përgjegjësi penale për ministrin e financave, sepse është pajtuar me punësimit, ndërsa të njëjtat nuk janë paraparë tek planet vjetore”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se të rinjtë janë lënë anash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat