Kuvendi i Maqedonisë sot do të formojë qëndrim për fushatën e referendumit

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë sot do të formojë qëndrim për fushatën e referendumit

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 09:26
Kuvend

Takimi i parë i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me nënkryetarët, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesin e Qeverisë pas pushimeve është caktuar për sot pasdite. Sipas paralajmërimeve, në fokus do të jetë referendumi i caktuar për 30 shtator dhe fushata për të.

Opinioni pret përgjigje nëse dhe në cilën mënyrë deputetët dhe grupet parlamentare do të marrin pjesë në fushatën (propagandë publike) për referendumin, por edhe nëse Kuvendi, si propozuesi i autorizuar, me përfaqësues të vet do të vëzhgojë punën e organeve zgjedhore të cilat do ta zbatojnë referendumin. Nga sot intensifikohen edhe aktivitetet e Kuvendit.

Qeveria sot në seancë pritet që të përcaktojë shumën e cila do të ndahet për fushatën e referendumit në bazë të informacioneve për mjetet të cilat i kanë në dispozicion Ministritë dhe organet e administratës shtetërore, të cilat duhet të dorëzohen.

Në rrjedh është planifikimi i fushatës definohen detajet për konceptin. Një pjesë e institucioneve tashmë kanë dorëzuar informacione për të hollat të cilat mund t’i ndajnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat