Mogherini: Ju vendosni për të ardhmen tuaj

Maqedonia

Mogherini: Ju vendosni për të ardhmen tuaj

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:37
Federica Mogherini

Me lidership dhe udhëheqje politike, guxim dhe përgjegjësi mund të përparoni, rekomandoi Federica Mogherini, që sipas saj, zgjidhja e çështjeve të hapura dhe zbatimi i vlerave evropiane e çon Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian.

Mogherini theksoi se Maqedonia ka rezultate të mëdha të cilët kanë qenë të paparashikuara para një vit e gjysmë, dhe për shkak kësaj, rruga është e hapur që në qershorin e ardhshëm të hapen bisedimet me BE-në.

“Mesazhi im deri te qytetarët e vendit tuaj, kujtoni se më 30 shtator do të votojnë, ju jeni çelësi për BE. Mos heshtni para ardhmërisë suaj. Nuk mund ta lëshoni këtë mundësi. Ju jeni ardhmëria juaj. Kjo nuk është diçka sikur zgjedhjet, as diçka lidhur me politikën. Duhet të jeni të sigurt se më 1 tetor keni bërë zgjidhje për ardhmërinë tuaj, gjegjësisht keni vendosur për ardhmërinë e fëmijëve tuaj”, tha Mogherini.

Mogherini përsëriti se dyert e BE-së janë të hapur për Maqedoninë. Ajo theksoi se vetëm bashkërisht mund të arrijmë prosperitet dhe siguri në BE. Mogherni disa herë përsëriti se kjo mundësi nuk duhet të humbitet.

“Pikërisht guximi politik kulminoi më momentin historik që e përshëndeti e gjithë Evropa, dhe kjo është marrëveshja me Greqinë. Unë isha krenare të marr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së emrit në Prespë. Vendi juaj ka përparim të madh në rrugën drejt BE-së. Kjo është arritje e madhe për të gjithë këtu, për qeverinë dhe opozitën, theksoi Mogherini duke shtuar se përgjegjësia është tek të gjithë – te Kryetari i Shtetit, tek opozita dhe te qytetarët e Maqedonisë.

Ajo ceku se është krenare që është këtu kur për herë të parë në Kuvendin evropian kishte fjalim të një kryeministri nga Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat