Fjolla Morina dhe Fisnik Syla dhurojnë 2 mijë euro për blerjen e aparaturave për oksigjen

Mediale Vip

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla dhurojnë 2 mijë euro për blerjen e aparaturave për oksigjen

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:20
Fjolla Morina Fisnik Syla

Çifti i ri i shoubizit kanë dhuruar donacion për blerjen e aparaturave për oksigjen.

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, janë ngarkuar edhe spitalet me pacientë, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast u vërejt edhe mungesa e oksigjenit, andaj këngëtari Labinot Tahiri nisi iniciativë për sigurimin e disa aparaturave për sigurimin e oksigjenit.

Ai kishte siguruar 20 aparatura të tilla, ndërsa qytetarët po vazhdojnë të dhurojnë ende për këtë nismë.

Së fundi, Labi bëri të ditur se Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla kanë dhuruar 2 mijë euro për të blerë 3 aparatura për oksigjen.

Image

“Kolegeja ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen! Njerezit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë..!”, shkruan

Image

 

Labi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat