“Tre breza bashkë”

Mediale Vip

“Tre breza bashkë”

Më: 3 janar 2021 Në ora: 10:09
Eneda Tarifa

Eneda Tarifa e ka pritur natën e ndërrimit të viteve me familjen e saj. Ajo ka zbuluar ditën e sotme se mbrëmjen e Vitit të Ri e ka kaluar në mënyrën më të bukur me njerëzit e saj të zemrës dhe këtë gjë e ka treguar përmes një videoje. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet duke kënduar me nënën e saj, Verën dhe me vajzën, Arian.

Të tre vajzat e shtëpisë shfaqen duke kënduar “Ja na erdhi Viti i Ri” dhe zërat shkojnë në një kombinim perfekt mes tyre. Siç duket Eneda e ka shijuar në maksimum këtë moment, ndaj e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj. Madje në fund ajo ka treguar se është përlotur, sepse ky duhet të jetë edhe një nga kujtimet më të bukura për natën e ndërrimit të viteve me familjen e saj.

“Kështu e pritëm Vitin e Ri! Na kish zënë pak gjumi po s’ka gjë. Me tre zëra jo shaka. Këtu qaj unë tani nga qejfi! Tre breza bashkë”, ka shkruar Eneda përkrah videove.

Image
Insta

Ndërkohë në ditën e fundit të 2020-tës, këngëtarja publikoi një projekt muzikor me titullin “Dashuri siberiane”. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe ishte një mbyllje perfekte për vitin që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat