Ndajnë një moment duke u përqafuar me njëri-tjetrin, Aida Doçi me dedikim për bashkëshortin: Ti më plotëson mua

Mediale Vip

Ndajnë një moment duke u përqafuar me njëri-tjetrin, Aida Doçi me dedikim për bashkëshortin: Ti më plotëson mua

Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:00
Aida Doçi dhe Naser Qeli

Ata kanë qenë ndër emrat më të komentuar muajve të fundit në rrjetet sociale e faqet rozë.

Fjala është për këngëtaren Aida Doçi dhe partnerin e saj, Naser Qeli, të cilët zyrtarizuan lidhjen gjatë vitit të kaluar.

Të njëjtit bënë bujë të madhe me martesën e tyre, ndërsa vazhdojnë të jenë cak i mediave akoma.

Së fundmi, ka qenë artistja e njohur ajo e cila ka ndarë një moment të lumtur krah bashkëshortit në rrjete sociale.

Në një fotografi ku i dhurojnë përqafime njëri-tjetrit, Doçi vendosi ta kompletojë këtë me përshkrimin, “Ti më plotëson mua”.

Aida dhe Naseri ndërkaq kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në fillim të këtij viti.

Kjo njëherësh është martesa e dytë për Naserin, i cili ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat