A do t’i denoncojë gazetarët francezë që spekuluan për të? Ja çfarë thotë këngëtari i grupit “Maneskin”

Mediale Vip

A do t’i denoncojë gazetarët francezë që spekuluan për të? Ja çfarë thotë këngëtari i grupit “Maneskin”

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:58
Damiano David

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, ka rezultuar negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës. Pas fitores së tyre në rrjete sociale qarkulloi një video ku Damiano përkulej mbi tavolinë dhe të gjithë dyshuan se ai kishte marrë kokainë. Mirëpo këto dyshime janë hedhur poshtë një herë e mirë pas rezultateve të disa ditëve më parë.

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit europian.

Së fundmi, këngëtari, në një interviste për Tv Sorrisi e Canzoni, u pyet nëse mendonte t’i padiste gazetarët francezë që spekuluan për të.

“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj. Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, -tha Damiano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat