Britney është fejuar

Mediale Vip

Britney është fejuar

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:36
Ilustrim

Pavarësisht se babai i saj, që ka kujdestarinë, nuk e lejon të martohet dhe të krijojë familje, Britney është fejuar. Këngëtarja është fotografuar në makinën e saj teksa blen kafe nga xhami dhe në dorë duket unaza. Një nga ato tipiket e fejesës dhe mbi të gjitha në gishtin e duhur.

Britney po kërkon të çlirohet nga tutela e babait. Ajo kërkon të jetë vetëm nën mbikqyrjen e kujdestares së intitucionit dhe të lejohet të vazhdojë jetën e saj normalisht.

Deri sa gjyqi t`i japë të drejtë, ose babai të bindet për ta lënë të lirë, Britney do qëndrojë e fejuar.

Mjekët i kanë vendosur një spirale për të mos lejuar një shtatzëni të ndodhë, por Britney po lufton edhe për këtë. Ajo kërkon ta heqë, sepse ndihet gati të krijojë një familje të re me të fejuarin e saj.

Nga martesa e parë ka dy djem 14 dhe 15 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat