Rikthehet atraktivja Anna duet me Hekuran Krasniqin

Mediale Vip

Rikthehet atraktivja Anna duet me Hekuran Krasniqin

Nga: Maksim Gjoka Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:23
Hekuran Krasniqi, Anna

Sapo është publikuar një tjetër duet mjaft interesant mes Hekuran Krasniqit dhe Anna. Kënga mban titullin " Habibi" dhe ka mjaft ritëm që të mbetet në vesh që në dëgjimin e parë.

Teksti i këngës është shkruar nga Alban Miroci e muzika nga Hekuran Krasniqi.

Atraktivja Anna ka zgjedhur të rikthehet në muzikë duke punuar me mjeshtra të muzikës dhe ky kombinim vërtetë është fantastik.

Ndryshe Anna apo siç quhet në të vërtetë ajo e bukura Bernadeta Nikollbibaj është vajzë spektaklesh së bukurisë me plot çmime. Ajo vazhdon të jetojë e punojë në një tjetër profesion si infermiere në Zvicër e me origjinë është nga Gjakova.

Anna si duket tashmë do ta marrë më seriozisht muzikën e pse jo kur ka talent dhe kjo vërtetohet në duetin e sapo ardhur me Hekuranin ku ne ju ftojmë ta ndiqni në linkun më poshtë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat