Çfarë dedikimi për motrën nga David Dreshaj, 1.5 milion klikime vetëm për pak orë

Mediale Vip

Çfarë dedikimi për motrën nga David Dreshaj, 1.5 milion klikime vetëm për pak orë

Nga: Maksim Gjoka Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:04
David Dreshaj

Çfarë këngë, çfarë dedikimi i bukur, çfarë klipi real. Kështu mund ta përshkruajmë këngën më të re të publikuar nga artisti nga Malësia David Dreshaj.

Kënga mban titullin "Asaj" dhe është dedikuar dhe siç u tha kënduar në dasmën e motrës së këngëtarit.

E në fakt kjo këngë do jetë një himn i bukur i momenteve më emocionuese kur një motër apo vajzë martohet. E cila motër nuk do ta donte një dhuratë kaq të bukur nga një vëlla si Davidi?

Producent dhe arranged i kësaj këngë është Cricket, me melodi krijuar nga Endrit Mumajesi ( Muma)  beat nga Cricket, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi dhe David Dreshaj, mastered nga None Ent, mixed nga Cricket dhe klipi realizuar nga Imagine Films ku kjo kompani ka qenë duke xhiruar live në dasmën e motrës së këngëtarit në Tuz në Mal të Zi.

Ka vetëm pak orë që projekti është publikuar dhe po pritet mjaft mirë e ku ju mund ta klikoni dhe ta dëgjoni më poshtë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat