Performanca ikonike e Britney Spears, ngeli në mendjen e njerëzve

Mediale Vip

Performanca ikonike e Britney Spears, ngeli në mendjen e njerëzve

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 00:16
Britney Spears

20 vite më parë, kur Britney Spears performoi “I’m a Slave 4 U” në MTV VMA 2001, performanca ikonike ngeli në mendjen e njerëzve për shkak të pitonit albin mbi shpatullat e saj.

Gjarpri dy metra i gjatë dukej sikur i përkiste vendit të caktuar, por nuk ishte pikërisht kështu. Stërvitësi i gjarpërinjve, Mike Hano që punoi me këtë shfaqje, tha se “Britney ishte shumë e frikësuar në fillim”.

Ai shpjegoi se kishte kërkuar të kalonte kohë me këngëtaren për t’i treguar që “nuk ka asgjë të mbash një gjarpër”, por ajo i kishte rrëfyer se kishte pësuar urtikarie (njolla të kuqe) në vendet ku e kishte prekur. Megjithatë, atij i la mbresa se si ajo arriti të kapërcente frikën e saj, të fokusohej dhe ta detyronte veten të bënte atë që duhej për të plotësuar performancën.

Image

 

Ekzistonte gjithashtu edhe rreziku se pitoni mund ta ngatërronte krahun me një pre, kështu që mund të mbështillej rreth saj dhe mos ta lëshonte. Edhe pse në dijeni të kësaj, Britney e mori përsipër rrezikun dhe rezultatin, e keni parë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat