Ky është talenti Anton i këngës “Pa ty”

Mediale Vip

Ky është talenti Anton i këngës “Pa ty”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Anton Pervorfi

Quhet "Pa ty" kënga që ka pak ditë që është publikuar nga këngëtari i ri por mjaft me stil e talent Anton Pervorfi.

Djaloshi 22 vjeçar me origjinë nga Kosova që ka shumë vite që jeton në Zvicër që kur ishte fare i vogël pëlqente të merrej me muzikë e të këndonte. Antoni ka talent edhe në tekste e kjo është kënga e parë e tij por dëshira e tij është që këtë pasion e talent ta vazhdojë.

Ndërsa në mendje ende ska se me kë do të donte të kishte një duet pasi do të vijë një herë vetëm solo e në të ardhmen pse jo.

Tani për tani muzikën e ka vetëm hobi por nuk i dihet mund të kthehet në të ardhmen edhe profesion për të.

Kënga ka edhe një klip mjaft të bukur realizuar nga Cinematic e ne ju ftojmë ta klikoni në linkin më poshtë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat