Për herë të parë në 30 vjet, Elton John nuk do të organizojë festën për ‘Oscars’

Mediale Vip

Për herë të parë në 30 vjet, Elton John nuk do të organizojë festën për ‘Oscars’

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 12:32
Elton John

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi  se këngëtari  Elton John nuk do të marrë pjesë në  festën e tij të Oscars këtë vit.

Një burim ka treguar se Elton është rikthyer në turneun e tij sepse nuk donte të zhgënjente fansat pasi turneu ishte shtyrë më parë për shkak të pandemisë COVID-19.

“Elton është absolutisht i mërzitur që nuk mund të bëjë festën, por ishte krejtësisht jashtë duarve të tij. Kur turneu i tij u riplanifikua, ai e mbajti të lirë datën e parë të Oscars. Por kur ceremonia u zhvendos më pas në datën 37 shkurt, gjithçka ishte vendosur tashmë”, u shpreh burimi.

Megjithatë, bashkëshorti i këngëtari, David, do të organizojë gjithcka në mungesë të tij.Festa vjetore e Oscars e John ka mbledhur dhjetëra miliona për Fondacionin e tij për Sidën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat