Rita uron Kosovën për 14 vjetorin e pavarësisë

Mediale Vip

Rita uron Kosovën për 14 vjetorin e pavarësisë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 09:37
Rita Ora

Për nder të 14 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës kanë filluar urimet nga gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Këtë festë historike e ka uruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

‘Urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Rita në Instagram, teksa ka publikuar një video ku ishte e veshur kuq e zi dhe po kërcente valle shqip në koncertin që pati mbajtur në Prishtinë.

Image
Rita Ora

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat