Balina Bodinaku flet për momentin e vështirë pas divorcit

Mediale Vip

Balina Bodinaku flet për momentin e vështirë pas divorcit

Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:29
Balina Bodinaku

Gazetarja Balina Bodinaku, e ftuar në programin e Aulona Mustës, tregoi se ndër momentet më të vështira të jetës së saj ka qenë divorci. Ajo kishte përjetuar një situatë kritike shëndetësore gjithashtu.

“Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha fare fëmijë, rreth 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë.

Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore”, u shpreh Balina.

Aktualisht, ajo është në një lidhje me analistin Andi Bushati, me të cilin bashkëjeton prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat