Xhensila duhet ta ketë pranuar që Ajka është një kopje e Besit

Mediale Vip

Xhensila duhet ta ketë pranuar që Ajka është një kopje e Besit

Më: 4 mars 2022 Në ora: 08:20
Besi dhe Ajka

Ardhja në jetë i një fëmije i gëzon padyshim shumë prindërit, por i fut ata edhe në shtigje pikëpyetjesh, si përshembull, kujt i ngjan më shumë, buzëqeshjen apo sytë e kujt ka marrë.

Ky ka qenë një nga diskutimet e para edhe të Besit me Xhensilën, siç kanë treguar në disa intervista.

Ama tani që Ajka është rritur, nuk dihet nëse çifti ndan ende këto diskutime, por nga fotot e vogla duket një kopje e babi Besit.

Me buzëqeshjen dhe sytë e thellë si ai, Ajka duket se ka marrë nga babi Besi. Nuk e dimë sa keq i vjen Xhensilës për këtë apo është mësuar tashmë.

Momentalisht familja po shijon pushimet më të bukura të pranverës duke vizituar një sërë destinacionesh ku dielli dhe deti janë pejsazhi më i bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat