​Shikoni si duket gruaja që shpenzoi 200 mijë euro për operacione plastike

Mediale Vip

​Shikoni si duket gruaja që shpenzoi 200 mijë euro për operacione plastike

Më: 20 mars 2022 Në ora: 22:56
Tara Jayne McConaughey

Australiania Tara Jayne McConaughey ka transformuar pamjen e saj fizike përtej njohjes, duke shpenzuar gati 200 mijë euro për të. Ajo ndryshoi gjithçka te vetja, edhe më shumë herë.

Ajo e zmadhoi gjoksin pesë herë, e operoi hundën gjashtë herë dhe nuk duhen neglizhuar dozat e shumta të botoksit dhe mbushësve. Në rrugët e Melburnit, Tara është vështirë të mos vërehet teksa ecën me krenari, duke u mburrur me pamjen e saj. Tara (33) është e punësuar ndryshe në shëndetësi.

Seria e dokumentarëve "Mirror Mirror", i cili ndoqi australianë të fiksuar pas operimit, priti gjithashtu Tarën, ku më pas ajo e përshkroi veten "si një kukull Barbie". Dëshira e saj për "përfundim" të vazhdueshëm, pavarësisht numrit të madh të operacioneve, nuk zbehet, për më tepër po rritet çdo herë.

“Për momentin tashmë kam implante gjoksi silikoni dhe thjesht nuk jam e kënaqur me to”, tha ajo në një rast, kur vuri re më pak “rrudhosje” në lëkurën e gjoksit të saj dhe beson se këtë problem do ta zgjidhte me implante.

Mjekët që i thanë se 45 kilogramët e saj ishin shumë pak për të vendosur implante më të mëdha, e zhgënjyen atë.

“Jam shumë e shqetësuar për mirëqenien e Tarës. Jo vetëm për shkak të operacionit. Ajo me të vërtetë duhet të jetë e shëndetshme si fizikisht ashtu edhe mendërisht”, tha mjeku i saj. Megjithatë, Tara pohon se asgjë nuk do ta ndalojë atë në rrugën drejt arritjes së pamjes së dëshiruar.

Perimetri i gjoksit të saj është pothuajse 94 centimetra, beli 43 centimetra dhe ijët e saj 73 centimetra.

“Për mua nuk ka kufizime kur bëhet fjalë për operacionet plastike. Është tepër e varur dhe unë tashmë dua gjoks më të madh. Sapo të lejohet udhëtimi, planifikoj të kthehem jashtë vendit për të vizituar kirurgun tim dhe për të rritur madhësinë e gjoksit tim nga 1050 cc aktuale në 1500 cc”, tha ajo.

“Kirurgjia plastike është ajo që unë preferoj. Më jep besimin të jem versioni më i mirë i vetes”, shpjegon Tara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat