Drama e balerinit Kledi Kadiu: Djali im Gabriel është i sëmurë. Po luftojmë së bashku!

Mediale Vip

Drama e balerinit Kledi Kadiu: Djali im Gabriel është i sëmurë. Po luftojmë së bashku!

Më: 25 mars 2022 Në ora: 10:50
Kledi Kadiu

Kledi Kadiu ka hapur zemrën e tij dhe ka treguar kalvarin që po përjeton me bashkëshorten Charlotte Lazzari. Të dy patën fëmijën e dytë në gusht.

 Fëmija, emri i të cilit është Gabriel kishte probleme serioze që në lindje.

"13 ditë pas lindjes, Gabreil shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti."

Kledi e përcaktoi lajmin e diagnozës, një proces inflamator i sistemit nervor që perek meningjet dhe trurin, si fillimin e një sprove e cila i vuri vërtet në provë.

Fëmija arriti të mbijetoje dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar”.

Gabriel, shpjegoi balerini, u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në spital, në kujdesin intensiv."

Çifti nuk u dorëzuar dhe vazhdoi të luftonte së bashku me vogëlushin.

“Ne kemi nisur një rrugë rehabilitimi të hershme tashmë, tha ai, dhe nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke u shtirur se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe në dashurinë, si stimuli më i mirë për ta kapërcyer këtë. Pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë me të tjerët.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat