Si të krijoni një profil të kuruar në “Instagram”? Ju tregon Jona Spahiu

Mediale Vip

Si të krijoni një profil të kuruar në “Instagram”? Ju tregon Jona Spahiu

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:00
Jona Spahiu

Profili i Jona Spahiut është kthyer në frymëzues për shumë ndjekës. Moderatorja “braktisi” edhe njëherë televizionin duke thënë se prezantimi i programit të humorit, “Kosherja”, nuk ishte emisioni i jetës.

Megjithatë ajo e ka kthyer sërish vëmendjen tek e përditshmja dhe fotot që marrin vëmendjen e shumicës. E pyetur për blogun e saj dhe se si e ka kthyer një profil të tillë, Jona është përgjigjur:

“Bëj foto që të pëlqejnë, frymëzojnë, përfaqësojnë, mos u përpiq të tregosh dikë apo diçka tjetër, që s’je.

– trego sa më shumë nga përditshmëria, mos ki komplekse

– harroje të kuruarin, “Ç’kurohu” sa më e natyrshme të jesh në postime aq më bukur duket profili”.

Image
Postimi i Jona Spahiut
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat