Seriali “The Kardashians” thyen rekorde, hyn në histori si premiera më e ndjekur në SHBA

Mediale Vip

Seriali “The Kardashians” thyen rekorde, hyn në histori si premiera më e ndjekur në SHBA

Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:56
Kardashian-Jenners

Rrjeti televiziv “Hulu” thotë se “The Kardashians” është premiera më e ndjekur në historinë e SHBA-së.

Transmetuesi nuk dha numra specifikë se sa herë është shikuar episodi i parë, pasi vetë platforma nuk ka dhënë kurrë asnjë të dhënë aktuale të shikueshmërisë.

Hulu gjithashtu pretendon se shfaqja e re është seria më e shikuar “Star Originals”, (duke mos përfshirë titujt e transmetimit të “Marvel” të “Disney” ose “Star Wars”) në “Disney+” dhe “Star+” nëpër tregjet globale.

“’The Kardashians’ është premiera e serialit më të shikuar në ‘Hulu’ në Shtetet e Bashkuara, dhe në ‘Disney+’, ‘Star+’ mes ‘Star Originals’, në të gjitha tregjet globale deri më tani,” tha një zëdhënës i “Hulu”-së për “Variety”.

Numri rekord i “Hulu” për “The Kardashians” bazohet se sa herë është ndjekur episodi i parëpër tre ditë, që nga momenti i parë të publikimit të tij më 14 prill.

“The Kardashians” është seriali i ri nga Kardashian-Jenners.Familja me famë botërore i dha fund “Keeping Up With The Kardashians” në vitin 2020. Menjëherë pas kësaj, ata njoftuan se do t’i bashkoheshin familjes “Disney” me një pakt të ri në “Hulu”.

Sipas marrëveshjes, Hulu do të nisë 40 episode të “The Kardashians”. Në premierën e tapetit të kuq në fillim të këtij muaji, anëtarët e familjes bënë shaka se do të donin të bënin edhe 20 sezone të tjera të serialit të tyre të ri, ashtu si shfaqja e tyre e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat