Jada Pinket Smith flet për shuplakën në Oscars: Kjo është shpresa ime më e madhe

Mediale Vip

Jada Pinket Smith flet për shuplakën në Oscars: Kjo është shpresa ime më e madhe

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:46
Jada Pinkett Smith

Jada Pinkett Smith, më në fund, ka folur për momentin kur bashkëshorti i saj, Will Smith, goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në Oscars 2022. Ndër të tjera, ajo ka thënë se shpreson që ata të pajtohen.

Në episodin e fundit të emisionit të saj në Facebook Watch, “Red Table Talk”, Pinkett Smith foli për alopecia areata, duke ia kushtuar episodin çrregullimit të rënies së flokëve që prek miliona njerëz.

"Shpresa ime më e madhe është që këta dy burra inteligjentë dhe të aftë të kenë një mundësi për t'u shëruar, për ta diskutuar këtë dhe për t'u pajtuar," tha ajo gjatë emisionit. “Me gjendjen e botës sot, ne kemi nevojë për ata të dy, dhe ne të gjithë në fakt kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Deri atëherë, Will dhe unë po vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit, të vazhdojmë të kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë së bashku."

Jada Pinkett Smith kishte reaguar shumë shkurtimisht për shuplakën më parë, përmes një postimi në Instagram, ku shkruante se ishte ende duke u shëruar nga gjithçka që kishte ndodhur. Me sa duket, vetëm tani ajo ka qenë gati të flasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat