Publikohen të dhënat/ Nga më të ndjekurit e Instagramit tek ata që kanë pësuar rënie, si renditen VIP-at shqiptarë

Mediale Vip

Publikohen të dhënat/ Nga më të ndjekurit e Instagramit tek ata që kanë pësuar rënie, si renditen VIP-at shqiptarë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Rrjetet sociale kanë ndikim të madh ditët e sotme. Shoqëria me të cilën jetojmë sot ndikohet konsiderueshëm nga rrjetet sociale, në të cilat shpërfaqen trendët më të reja anë e mbanë botës. 

“Terra World” ka paraqitur të dhënat e ndjekësve, postimeve, trendeve për Instagramin, nga muaji qershor deri në korrik. Ylli Limani shihet se ka fituar tre pozicione në Instagram megjithatë ka pësuar rënie sepse nuk ka qenë ‘trend’. Elvis Naçi renditet i dyti duke fituar 7 pozicione dhe po ashtu ka qenë në rritje edhe si trend.

I treti në listë renditet Ledri Vula i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij futbollisti Granit Xhaka me 19 pozicione. Në vendin e 5 renditet Xhensila Myrtezaj e cila e cila ka fituar 16 pozicione. Më pas lista vijon me Bora Zemanin, Melindën, Noizyn, Kidën, Loredanën, Trejsi Sejdiun, Sara Hoxhën, Morena Tarakun dhe Einxhel Shkirën.

Kjo e fundit edhe pse renditet e 15-ta shihet se ka përqindjen më të lartë të qenurit ‘trend’ me 114%. Si duket lajmet e vazhdueshme për shtatzëninë kanë rritur kuriozitetin e ndjekësve dhe kanë kthyer llogarinë e saj në trend. Shihet se rënie ka patur Bora Zemani, Noizy, Kida dhe Trejsi.

Image
Grafika

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat