Cara Delevingne në gjendje jo të mirë, miqtë e saj kërkojnë që modelja të marrë trajtim mjekësor dhe të shkojë në rehabilitim

Mediale Vip

Cara Delevingne në gjendje jo të mirë, miqtë e saj kërkojnë që modelja të marrë trajtim mjekësor dhe të shkojë në rehabilitim

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 06:24
Cara Delevingne

Miqtë e modeles Cara Delevingne thonë se ajo duke luftuar me çështje që shkojnë përtej abuzimit me substanca, dhe dëshpërimi i tyre që ajo të marrë ndihmë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Një nga shoqet më të ngushta të modeles, Margot Robbie , ishte dukshëm e shqetësuar këtë javë pak pasi u largua nga shtëpia e Cara-s në LA.

Burime me të afërta me modelen i thanë TMZ se ka arsye të mirë që Margot ishte në atë gjendje atë ditë. TMZ shkruan se Cara po lufton prej kohësh, me probleme të shëndetit mendor, por tani njerëzit më të afërt me të besojnë se ajo gjithashtu ka nevojë për rehabilitim.

Margot dhe miqtë e tjerë po mendojnë që Cara të futet menjëherë në një program trajtimi që përfshin terapi mendore si dhe trajtimin e abuzimit me substancat.

Javën e kaluar, ajo dukej në gjendje jo të mirë dhe e hutuar pasi fillimisht hipi në një nga avionët privatë të Jay-Z në Los Angeles. Fluturimi nuk u ngrit kurrë dhe ajo zbriti 45 minuta më vonë.Ditën që Margot shkoi për të vizituar Cara, ajo duhej të ishte në eventin e saj të Javës së Modës në NY, por nuk shkoi.

Burimet thonë se Cara nuk e ka marrë vendimin për t’u mjekuar — ajo nuk ka thënë jo, por është duke u menduar, ndëra gjendja e saj po përkeqësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat