“Moment krenarie!”/ Fjoralba Ponari mori pas 10 vitesh guximin “të marrë timonin sërish në duar”

Mediale Vip

“Moment krenarie!”/ Fjoralba Ponari mori pas 10 vitesh guximin “të marrë timonin sërish në duar”

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 06:35
Fjoralba Ponari

Moderatorja Fjoralba Ponari ka publikuar së fundmi një foto në Instagram ku ka treguar se për 10 vite nuk ka ngarë një makinë.

Në postimin e saj në ‘Instastory’, Fjoralba nuk jep detaje rreth arsyes që e ka ‘penguar’ të ngasë një makinë, por shkruan se ky është një moment krenarie për të.

Sot pas plot 10 vitesh, remora guzimin të marr timonin sërish në duar! Moment krenarie”– shkruan Fjoralba krahas një fotoje në timon.

Image
Fjoralba Ponari

Fjoralba zhvilloi gjithashtu pak ditë më parë një intervistë vrituale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuloi detaje rreth jetës së saj.

Mes të tjerash një ndjekës e pyeti Fjoralbën nëse ka plane për fëmijë.

Teksa ripostoi pyetjen moderatorja është përgjigjur duke shkruar se e dashuron si ide, por jo për shumë kohë. Kjo pasi “shëndeti i saj mendor” dhe anagzhimet i thonë “Jo.”

E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”– shkruan Fjoralba.

Fjoralba Ponari tregohet tepër private për jetën e saj sentimentale dhe për lidhjen me partnerin e saj, i cili nuk është person publik.

Pavarësisht se ndodh rrallë, Fjoralba poston foto me Françeskon, partnerin e saj.

Më herët ajo ka treguar se Francit nuk i pëlqen të jetë një qendër të vëmendjes, si natyrë introverte dhe për këtë arsye ajo nuk shfaqet shpesh me të në publik.

Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka treguar moderatorja disa kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat