Elsa Lila emocionon të bijën, i dedikon këngën për Festivalin e RTSH-së

Mediale Vip

Elsa Lila emocionon të bijën, i dedikon këngën për Festivalin e RTSH-së

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 23:30
Elsa Lila

Elsa Lila është ngjitur pas 25 vitesh në skenën e Festivalit të RTSH.

Kantautorja e njohur ka qenë dy herë radhazi fituese e këtij festivali me këngën “Pyes Lotin” dhe “Larg Urrejtjes”. Por këtë herë ajo u rikthye me një krijim të sajin të cilin e ka titulluar “Evita” dhe që është një këngë që ajo ja ka dedikuar vajzës së saj.

Evita ka qenë e pranishme në sallë dhe është emocionuar nga kënga rrëqethëse e nënës së saj. Kjo është dalja e saj publike pas shumë vitesh dhe duket qartazi që e vogla e Elsa Lilës tashmë është rritur shumë.

Elsa Lila u arrestua në operacionin e policisë italiane ku u shkatërrua banda shqiptare italo-shqiptare. 13 urdhër arreste u lëshuan, teksa në pranga përveç Elsa Lilës ra edhe kampioni i boksit Petrit Bardhi. Por më pas artistja shqiptare u shpall e pafajshme dhe u la e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat