Diona Fona publikon një demo nga kënga e re “Dimër” me reperin Arti që pritet të pëlqehet nga fansat

Mediale Vip

Diona Fona publikon një demo nga kënga e re “Dimër” me reperin Arti që pritet të pëlqehet nga fansat

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 00:12
Diona Fona

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, është në finalizim të një projekti të ri muzikor.

Ajo ka bashkuar forcat me reperin e ri të skenës, Arti Jashari.

Kënga do të titullohet “Dimër” dhe një pjesë të saj, dyshja e kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar në TikTok e më vonë në Instagram, Diona ka kënduar një pjesë të shkurtër të këngës së re, e cila duket të jetë në rrymat e një kënge hit.

Image

 

Si Diona ashtu edhe Arti janë tashmë dy emra mjaft të dëshmuar në skenën vendore të muzikës, projektet muzikore të të cilëve priten mirë nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat