Kanye West ndez thashethemet për lidhje me një bionde misterioze, ndërsa darkonin së bashku në Waldorf Astoria Beverly Hills

Mediale Vip

Kanye West ndez thashethemet për lidhje me një bionde misterioze, ndërsa darkonin së bashku në Waldorf Astoria Beverly Hills

Më: 12 janar 2023 Në ora: 17:12
Kanye West

Kanye West mund të ketë një të dashur të re.

Reperi i famshëm ndezi thashethemet për një lidhje dashurie me një bionde misterioze, teksa darkonin së bashku të hënën në Waldorf Astoria Beverly Hills.

Një burim tha për TMZ se dyshja dukeshin të relaksuar në praninë e njëri-tjetrit, gjersa po bisedonin vazhdimisht.

Ye, 45 vjeç, me sa duket është parë disa herë në hotelin luksoz, duke sinjalizuar se aktualisht jeton atje.

TMZ siguroi edhe më parë disa foto të Westit dhe të së njëjtës grua në Waldorf.

Fituesi i çmimeve “Grammy” ka qëndruar nën hije që kur doli me disa deklarata bombastike vitin e kaluar.

Ai në vitin që lamë pas ishte shumë i komentuar edhe për shkak të divorcit nga Kim Kardashian.

Çifti kanë qenë në vëmendje gjithë kohën me deklaratat e Kanyet se dëshiron të pajtohet sërish me ta.

Ata kanë bashkë katër fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat