“Nuk njihem për dhunë, nuk jam Mike Tyson” – Shota flet për ‘përplasjen’ me motrën e Ana Kabashit

Mediale Vip

“Nuk njihem për dhunë, nuk jam Mike Tyson” – Shota flet për ‘përplasjen’ me motrën e Ana Kabashit

Më: 16 janar 2023 Në ora: 22:36
Ana Kabashi dhe Shota

Ana Kabashi ka qenë ditën e djeshme (e diel) në “Big Talk”, ku ka folur për shumë gjëra pas daljes nga Big Brother Vip Kosova.

Ajo madje foli për raportin me Shota Baraliun dhe tregoi një incident që kishte ndodhur mes aktores me motrën e saj, Arta Kabashin.

Vajzat janë sqaruar sot në Prime, ku kanë treguar versionet e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

Shota e mohoi se ka bërë një gjë të tillë, duke thënë se nuk njihet si një femër e dhunshme.

“Unë nuk njihem për dhunë, Bruslia nuk jam as Mike Tyson. Nuk jam femër e dhunshme”, ka thënë aktorja.

“Unë kurrë në jetë nuk kam pasur probleme me shoqërinë time, kurrë në jetë nuk e kam kërcënuar askënd. Është e vërtetë që kam debatuar, e takova në një sallon. Nuk e mohoj kemi debatuar të dyat. Ka debatuar debati dhe kam ardhur në Prime”, tha mes tjerash Baraliu.

Shota tutje tha se nuk ka ndonjë problem dhe është keqkuptuar, derisa kërkon pajtim me Anën, ku kjo e fundit tha se nuk pranon një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat