Luizi i premton Kiarës: Nëse e fitoj Big Brother do të shkojmë në Maldive bashkë

Mediale Vip

Luizi i premton Kiarës: Nëse e fitoj Big Brother do të shkojmë në Maldive bashkë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 14:24
Kiara Tito- Luizi

Flirti i tij me moderatoren Kiara Tito vazhdon ende, duke bërë shikuesit edhe më tepër kuriozë se si do të rrjedhin gjërat mes tyre.

Së fundmi, gjatë një bisede në oborr këngëtari shkodran i ka premtuar Kiarës që nëse fiton ai BBVA, me paratë e shpërblimit do të shkojnë së bashku në një vend mjaft luksoz.

“Nëse fitoj Big Brother-in do ikim në Maldive, një javë”, ka deklaruar Luizi para moderatores.

Ndërkohë kjo e fundit ia ka bërë me dije se koha kur mund të përfundojë në Big Brother VIP Albania, nuk është koha adekuate për të shkuar në Maldive – për shkak të klimës dhe shirave tropikale.

Luizi përndryshe mbetet një prej banorëve më të pëlqyer të publikut të BBVA, i cili këtë javë është i nominuarsë bashku me: Oltën, Efin, Ronaldon dhe Kristin – njëri prej tyre largohet të shtunën nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat