Getinjo publikon të dielën këngën e re “Sa fytyra”

Mediale Vip

Getinjo publikon të dielën këngën e re “Sa fytyra”

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 09:13
Getinjo

Pas aventuarës në Big Brother VIP Kosova, Getinjo është rikthyer në normalitet dhe po vazhdon angazhimet profesionale.

Teksa po shijon suksesin e bashkëpunimit “Je e vetmja dashuri” me një tjetër ish-banore, Ana Kabashin, reperi i njohur tashmë është drejt finalizimit të një tjetër kënge.

Rap-artisti nga Ferizaj ka paralajmëruar një projekt të ri për të cilin ka dhënë detaje përmes postimeve në llogarinë e Instagramit.

Getinjo njoftoi se kënga mban titullin “Sa fytyra i ki” dhe pritet të publikohet këtë të diel, më 19 shkurt.

“E diel, ora 18:00, ‘Sa fytyra’, së shpejti”, ka shkruar në postim reperi.

Ndërkohë, kujtojmë që ndonëse la në gjysmë rrugëtimi e tij në BBVK, Getinjo brenda shtëpisë së famshme gjeti dashurinë dhe tani po shijon romancën me ish-konkurrenten Vivien Thano.

Reperi dhe bukuroshja nga Shqipëria janë pothuajse të pandashëm që kur kjo e fundi u eliminua vetëm pak javë më parë ndërsa nuk mungojnë edhe postimet me njëri-tjetrin në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat