“Lutesha të më merrnin me vete”/ Balerina e njohur rrëfen momentet kur perjetoi dy humbjet e saj më të mëdha

Mediale Vip

“Lutesha të më merrnin me vete”/ Balerina e njohur rrëfen momentet kur perjetoi dy humbjet e saj më të mëdha

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 16:49
Balerina e njohur Isida Mollaymeri

Balerina e njohur Isida Mollaymeri i ka prekur të gjithë me rrëfimin në lidhje me jetën e saj.

Ajo ka folur së fundmi për dy humbjet e saj më të mëdha: djalin e tezez dhe ish-banoren e “Big Brother”, Adelën të cilët janë ndarë nga jeta.

Isida ka rrëfyer se këto dy humbje i ka përjetuar shumë keq teksa ka treguar se lutej çdo natë që ‘t’a merrnin me vete’.

Janë dy humbje që unë nuk i kam pranuar që i kam humbur. Djali i tezes time humbi jetën në moshën 27 vjeç, mua më çonin në fshat shpesh dhe rija me të. Kur ai vdiq unë ndodhesha në Spanjë dhe e kam përjetuar shumë keq. E dyta ka qenë, Adela shoqja ime që po ashtu iku. Kanë qenë dy përjetimet më të këqija. Çohesha natën dhe qaja dhe vetëm lutesha. Për çdo gjë që përjetoja i drejtohesha atyre të dyve dhe i thoja më merrni me vete. Të dyja këto humbje i kam kaluar shumë keq”, ka treguar balerina teksa ishte e ftuar në “E ardhmja është vajzë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat