Kiara e nominoi një javë më parë, ja çfarë ka për të thënë Tani për këtë

Mediale Vip

Kiara e nominoi një javë më parë, ja çfarë ka për të thënë Tani për këtë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 16:48
Kiara dhe Tani

Kiara habiti jo pak një javë më parë duke nominuar Tanin. Arsyeja e saj ishte "E kam më larg nga të tjerët". 

Por, pjesa më e madhe e publikut e pa si një veprim hakmarrjeje ndaj Luizit. Kjo jo vetëm sepse Tani ishte mik i ngushtë i Luizit, por edhe se ky i fundit u shpreh se bllokoi Kiarën në lavaman sepse nuk donte të rrezikonte Tanin duke e çuar në nominim. 

Edhe pse ia tha këtë Kiara nuk e priti mirë, duke thënë se Luizi vendosi shokun e tij para saj dhe e quajti egoist. Dhe për t'i vënë vulën nominoi Tanin. 

Por, si reagoi ky i fundit kur e mësoi këtë fakt? I ftuar sot në “Fun Club” ai u pyet nga Megi Pojani se si u ndje kur mori vesh se Kiara e kishte nominuar në dhomën e rrëfimit. Tani qeshi dhe tha se nuk u mërzit aspak madje ju duk për të qeshur dhe se nuk i intereson nominimi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat