Shota: Gjatë xhirimeve në kohë lufte, e kam mbajtur në gji një 18 vjeç, por kujtova se ishte fëmijë

Mediale Vip

Shota: Gjatë xhirimeve në kohë lufte, e kam mbajtur në gji një 18 vjeç, por kujtova se ishte fëmijë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 22:02
Shota

Ish banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Shota gjatë vizitës së saj në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, i ka treguar banorëve një situatë qesharake gjatë xhirimeve të një filmi.

Ajo tregoi se si është shokuar kur ka marrë vesh që “fëmija” që mbante në gji ishte tetëmbëdhjetë vjeç”.

“Unë kam qenë në xhirime në kohë të luftës, në filmin ‘Agim Sopi’ kam luajtur një grua me fëmijë në traktor.

E kam pasur në gji një fëmijë që nuk lëvizte fare. Pas gjashtë orësh e pyes se ‘sa vjet i ke’, kur më tha ‘tetëmbëdhjetë’, eh thash bre ‘çka nuk lëvizte nga gjiri’”, ka thënë Shota duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat