“Vetëm Flori ma zgjati dorën”, artisti reagon pas deklaratave të Stresit

Mediale Vip

“Vetëm Flori ma zgjati dorën”, artisti reagon pas deklaratave të Stresit

Më: 16 mars 2023 Në ora: 06:22
Flori, Stresi

Në rrëfimin e tij të jetës në Big Brother VIP Kosova Stresi i ka dhënë merita të jashtëzakonshme Florit për impaktin që ai kishte jo vetëm në jetën personale, por edhe atë profesionale.

I përlotur gjatë rrëfimit të tij në BBVK, Stresi tha se Flori ishte i vetmi që ia zgjati dorën në momentet më të vështira në jetën e tij.

Pas kësaj, Flori ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram duke treguar edhe një herë mbështetjen e tij për rep artistin.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi përmend Florin dhe e falënderon publikisht. Në fillimet e tij të aventurës brenda shtëpisë së Big Brother, një bisedë me Alisën ai u shpreh se çelësi i suksesit të tij është Flori Mumajesi.

“Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika’, u shpreh Stresi asokohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat