U akuzua se i vodhi kupën Luizit, Olta flet për skenën virale

Mediale Vip

U akuzua se i vodhi kupën Luizit, Olta flet për skenën virale

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:27
Luiz dhe Olta

Me siguri e mbani mend skenën e famshme kur në shtëpinë e "Big Brother VIP" disa fansa të identifikuar si "çunat e Brakës" i dërguan Luizit me dron një kupë simbolike. 

Fatkeqëdisht për ta kupa ra në duart e Oltës e cila e mori fshehurazi dhe e dërgoi në dhomën e rrëfimit. Jo vetëm kaq, por ajo më pas duke menduar se Luizi i njihte "çunat e Brakës" ia përdori këtë gjë duke i thënë se ata do e ndihmonin.

Lidhur me këtë skenë ajo ka folur së fundmi në një video live në Instagram. Olta tha se kupën nuk e vodhi, por u drejtua të dhoma e rrëfimit ku i dhanë ultimatum për mos t’ia treguar Luizit. 

Ajo shtoi se thjesht ka zbatuar rregullat e programit për të mos parë dhe marrë informacionet që vinin nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat