Hailey Bieber shprehu se po kalon momentet më të vështira të jetës

Mediale Vip

Hailey Bieber shprehu se po kalon momentet më të vështira të jetës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 19:06
Hailey Bieber

Në një deklaratë emocionale në rrjetet sociale, Hailey Bieber shprehu se ka përjetuar disa nga "momentet më të trishtueshme" dhe "më të vështira" të jetës së saj gjatë vitit 2023.

Në një story në Instagram, Bieber foli për ndjenjën emocionale "të brishtë" dhe inkurajoi miliona ndjekësit e saj që të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin.

“Më pëlqen të bëj shaka se si ndihem sepse ndonjëherë është më e lehtë sesa të pranoj se po e kaloj një kohë të vështirë”, ka shkruar ajo. "Unë e di se shumë njerëz të tjerë ndihen ashtu siç ndihem unë, kështu që dijeni nuk jeni vetëm."

Në një story të dytë në Instagram, Bieber përfundoi: “Le të jemi aty për njëri-tjetrin. Le të jemi aty për të dashurit, miqtë, familjen dhe të panjohurit. Le të jemi vetëm aty për njerëzit.. Le të gjendemi për njëri-tjetrin edhe kur është e vështirë. Jemi më mirë bashkë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat