Morena Taraku pozon me fustan transparent nga ‘Burj Al Arab’ në Dubai

Mediale Vip

Morena Taraku pozon me fustan transparent nga ‘Burj Al Arab’ në Dubai

Më: 3 maj 2023 Në ora: 12:15
Morena Taraku

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është duke shijuar disa ditë të mira qëndrimi në Dubai.

Ajo ka zgjedhur destinacionin luksoz të Emirateve të Bashkuara Arabe, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Morena e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, i ka azhurnuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me fotografi dhe video të ndryshme.

Së fundmi, bukuroshja ka pozuar me një fustan transparent, duke vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Ajo ka dhenë si lokacioni ndërtesën e famshme ‘Burj Al Arab’, ku mesa duket edhe është duke qëndruar këto ditë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat