Hapet televotimi, 20 minuta në dispozicion për të votuar 10 shtetet finaliste të mbrëmjes së dytë në Eurovision

Mediale Vip

Hapet televotimi, 20 minuta në dispozicion për të votuar 10 shtetet finaliste të mbrëmjes së dytë në Eurovision

Më: 11 maj 2023 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Ka përfunduar garimi në mbrëmjen e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’.

Plot 16 shtete kanë prezantuar këngët e tyre dhe pjesëmarrëse dhe sapo është hapur televotimi për votat e publikut.

Mund të votohet nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në mbrëmjen e sotme (e shtunë), si dhe tri shtetet që kualifikohen automatikisht në finale (Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Spanja).

Sigurisht Shqipëria nuk mund të votojë për shtetin e vet, por vetëm për shtetet tjera.

Ndërkohë shtetet tjetra jo-pjesëmarrëse (përfshirë këtu edhe Kosovën) mund të vootjnë online në një votim që do të ketë vleftën sa një shtet tjetër.

Ata do të mund të votojn online përmes këtij LINKU, dhe vota e tyre e përbashkët do të quhet “Rest of the World (Pjesa tjetër e botës)”.

50 për qind të peshës në vlerësimin final e ka publiku dhe 50 për qind juria profesionale e zgjedhur nga secili shtet pjesëmarrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat