Reagon për herë të parë Luiz Ejlli, pas problemeve me Instagram

Mediale Vip

Reagon për herë të parë Luiz Ejlli, pas problemeve me Instagram

Më: 18 maj 2023 Në ora: 13:29
Luiz Ejlli

Gjatë ditës së djeshme profili i “Instagram”-it të Luiz Ejllit ka pasur probleme. Herët në mëngjes kur fansat kanë shkuar për të parë ndonjë postim të tij të ri, ata kanë vënë re se ishte mbyllur.

Më vonë gjatë ditës “Instagram”-i i fituesit të “Big Brother VIP 2” u rikthye, duke gëzuar kështu fansat e tij të shumtë, të cilët u shqetësuan se çfarë kishte ndodhur.

Lidhur me këtë ka reaguar sot këngëtari i njohur, i cili i siguron fansat e tij se nuk do të ketë më probleme.

Image
Luiz Ejlli

“Çapaçula mos u mërzisni për Instagam-in se këtë punë kanë. Nga ngarkesa, nga ku di unë, se unë nuk marr vesh për Zotin nga Instagram-i. Por besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do të ketë më probleme. Kështu që do shihemi këtu, do flasim, do qeshim. Ju puth të tanve, ju dua fort”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat