Ndërroi jetë disa vite më parë, ja se si do të dukej Michael Jackson në moshën 80-vjeçare me anë të inteligjencës artificiale

Mediale Vip

Ndërroi jetë disa vite më parë, ja se si do të dukej Michael Jackson në moshën 80-vjeçare me anë të inteligjencës artificiale

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:25
Michael Jackson

Legjenda e muzikës pop, Michael Jackson u bë i njohur pasi u bë pjesë e grupit muzikor ‘The Jackson 5’ me vëllezërit e tij.

Në vitet 70 ai filloi të këndonte solo, ndërsa albumi “Thriller” ishte arritja më e madhe e tij në karrierë, pasi ky album mban rekordin e albumit më të shitur të të gjitha kohërave. Derisa hitet e tilla si “Billie Jean” dhe “Beat It” bënë që Mbreti i muzikës pop të pëlqehet nga miliona fansa anembanë botës, të cilët imitonin stilin e tij të vallëzimit.

Megjithëse disa vite më parë ai ndërroi jetë në moshën të re si pasojë e një ataku kardiak, Robby Tecnologias SL, një kompani spanjolle e prodhimit të inteligjencës artificiale e specializuar në imazhe realiste, ka treguar se si do të dukej Michael Jackson në moshën 80-vjeçare.

Image
Ilustrim se si do të dukej Michael Jackson

Kjo kompani gjithashtu mori parasysh pamjen e tij në moshën 80-vjeçare dhe jo në moshën 64-vjeçare , mosha që do të kishte nëse nuk do të kishte vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat