Sulmuesi i Borusia Dortmund shënon edhe jashtë fushe, në lidhje dashurie me këngëtaren shqiptare

Mediale Vip

Sulmuesi i Borusia Dortmund shënon edhe jashtë fushe, në lidhje dashurie me këngëtaren shqiptare

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 22:34
Loredana Zefi

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi së fundmi ka qenë një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë. 

Ndonëse prej kohësh është ndarë nga ish-partneri i saj Mozzik me të cilin ka dhe një vajzë, Hanën, mesa duke reperja ka rigjetur sërish dashurinë dhe bëhet fjalë për yllin e Borusia Dortmund, Karim Adejemi.

Kohët e fundit ajo ka postuar në Instagram disa foto në praninë e një djali, ndërsa ka ngritur dushimet e publikut se ajo mund të ketë gjetur shpirtin binjak.

Image
Karim Adejemi

Në fotot e publikuara shihet qartë ajo duke kaluar kalojë me një djalë, imazhin e së cilit krijuesja e hitit “Blicke” e ka mbajtur të fshehtë.

Ndërsa krahas fotove ka bërë një shkrim që ka ngritur akoma më shumë dyshimet.

Image
Loredana

“Toscana të dua”, ka shkruar ajo ndërsa krahas saj ka vendosur edhe dy zemra të kuqe.

Ndonëse reperja nuk e ka publikuar imazhin e tij, sipas disa mediave ai është një futbollisti i njohur Karim Adeyemi.

Image
Foto nga Instagrami

Megjithatë një gjë tjetër që ngriti akoma më shumë dyshimet është që Adejemi ka shokë në Instagram Loredanën dhe vëllezërit e saj, mirëpo nuk dihet nëse reperja dhe futbollisti janë vetëm miq apo mes tyre ka diçka më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat