Reperi Nushi jep dorëheqje nga muzika

Mediale Vip

Reperi Nushi jep dorëheqje nga muzika

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 14:00
Nushi

Nushi – një bnag reperët në ngjitje drejt suksesit në estradën shqiptare, duket se ka vendosur ta lërë muzikën.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka thënë se po jep dorëheqje nga karriera e tij prej muzikanti.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, reperi emri i vërtetë i të cilit është Nush Mehmeti, deklaroi se nuk është më pjesë e shtëpisë diskografike që po menaxhohej deri më tani.

Image
Nushi/Instastory

I njëjti falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që e kanë mbështetur në rrugën deri këtu.

“Kam vendosur ta ndalë muzikën komplet. Faleminderit atyre që më kanë dashur e më kanë përcjell gjatë këtij rrugëtimit tim të muzikës, në qoftë ai edhe vetëm një person”, ka shkruar prishtinasi në InstaStory.

I njëjti ka fshirë edhe fotografinë e tij të profilit në Instagram, si dhe të gjitha fotografitë tjera në këtë rrjet social ku numëronte mbi 100 mijë ndjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat