Akon mbërrin në Kosovë, shfaqet nga studioja me Capital T

Mediale Vip

Akon mbërrin në Kosovë, shfaqet nga studioja me Capital T

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:22
Akon- Capital T

Përpos Capital T dhe të ftuarve vendor, koncerti “Time Capsule II” kishte rezervuara një suprizë të madhe për të premten.

Në kryeqytet, për të performuar do të zbarkojë një prej super yjeve botëror me një numër enorm hitesh, Akon.

Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë.

Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë.

Artisti me famë ndërkombëtare tashmë ka arritur në Kosovë dhe pritet që sonte të elektrizojë skenën në mes të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat