Krist Aliaj sqaron thashethemet: Unë dhe Dea nuk jemi çift

Mediale Vip

Krist Aliaj sqaron thashethemet: Unë dhe Dea nuk jemi çift

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:17
Krist Aliaj dhe Deamishel Hoxha

Krist Aliaj dhe Deamishel Hoxha kanë sqaruar raportin e tyre pasi në rrjete sociale janë komentuar mjaft shumë për afërsinë pas daljes nga Big Brother VIP Albania.

Ata madje shtuan më shumë aludimet në ditëlindjen e Kristit, ku e ftuar ishte edhe ish-banorja, e cila solli disa fotografi në Instagram.

Kristi në një postim të shpërndarë në rrjete sociale u shpreh se ai dhe Dea nuk janë çift.

Image
Krist Aliaj dhe Deamishel Hoxha

Ai thekson se janë miq të mirë dhe se e respektojnë njëri-tjetrin e kënaqen kur janë bashkë.

“Thjesht për të pastruar thashethemet – unë dhe Dea nuk jemi çift – ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Faleminderit Dea vazhdo shkëlqe”, u shpreh Aliaj.

Dea po ashtu në anën tjetër ka bërë një sqarim, duke shtuar: “Nuk e di pse duhet të shpjegojmë këtë çdo herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time. Në atë botë të çuditshme, për probleme që tani më duken të vogla, po atëherë me përfshinin plotësisht. Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat